“Tahiri do tronditë qeverinë, mori me vete ministrin Xhafaj”

Shqipëria

“Tahiri do tronditë qeverinë, mori me vete ministrin Xhafaj”

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 09:58
Xhafaj, Tahiri

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu e quan dorëheqjen e ministrit te Brendshëm Xhafaj, fillimin e fundit te Rilindjes. Deputeti ngre pikëpyetje për kohën e largimit të Xhafajt. Ai e lidh këtë me lajmin se sot pritet të dalë në konferencë ish ministri Saimir Tahiri.

Postimi i Balliut

DORËHEQJA E FATMIR XHAFËS SHËNON FILLIMIN E FUNDIT TË RILINDJES

Ikën Ministri i dytë i Brendshëm i Rilindjes pas denoncimeve të PD.

Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës dorëzohet dhe largohet nga detyra e ministrit. E gjithë kupola e PS është në krye të krimit dhe udhëhiqet nga bandat.

Sot është një tjetër betejë e fituar nga demokratët, LUFTA do edhe më shumë punë, por ne nuk do të ndalemi.

Rastësi apo çfarë ishte ky largim pikërisht në ditën kur Saimir Tahiri kishte lajmëruar të fliste për kundërshtarët e tij të Rilindjes, por tashmë është tërhequr nga ky komunikim publik.

Bandat e larguara po kërcënojnë bandat në qeveri.

Xhafa u largua që të heshtë Saimiri?!

Kujt i shërbeu Fatmir Xhafaj me largimin, Edi Ramës, Olsi Ramës apo u dorëzua përballë Tahirit?

Sot detyra jonë është të SHPORRIM bandat e RILINDJES.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat