Helidon Bendo në Komisionin e Sigurisë për buxhetin e SHISH

Shqipëria

Helidon Bendo në Komisionin e Sigurisë për buxhetin e SHISH

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:25
Helidon Bendo

Pak orë nga dekreti i Presidentit Meta, Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo është paraqitur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të prezantuar projektbuxhetin e SHISH për vitin 2019.

Helidon Bendo është uruar për detyrën e re, në nisje të mbledhjes nga kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj.

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, vetë kreu i SHISH e ka kërkuar një gjë të tillë duke u shprehur se procesi është i klasifikuar.

Helidon Bendo u propozua rreth një vit më parë nga Kryeministri Rama, në vend të  Visho Ajazi Likës, por presidenti Meta vendosi të shprehet vetëm sot me dekret për emërimin e tij në këtë post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat