Operacioni “Volvo4”, Gjykata e Apelit shtyn seancën me dy ditë

Shqipëria

Operacioni “Volvo4”, Gjykata e Apelit shtyn seancën me dy ditë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:13
Ilustrim

Pritej që këtë të martë të jepej një vendim i rëndësishëm për dosjen e të shumë arrestuarve nga operacioni “Vol- Vo4”, i cili vuri në pranga disa javë më parë një sërë eksponentësh të botës së krimit, përfshi këtu edhe dy ish deputetë të PS.

Por gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë në kohë vendimin e saj më datë 15 nëntor.

Në gjykatë këtë të martë morën pjesë 16 nga 24 personat e arrestuar e të burgosur për vepra penale nga më të ndryshme. Në sy ra mungesa e dy ish deputetëve të PS Arben Ndoka e Arben Çuko.

Nga ana tjetër në po sot në gjyq, Astrit Avdylaj, njëri ndër pjesëtarët e grupit të dyshuar kriminal të Shijakut, është shprehur haptazi përpara togave të zeza se është mbështetës i PS dhe i kryebashkiakut Vangjush Dako, një çështje të cilën opozita e ka adresuar tashmë prej javësh duke hedhur akuza serioze mbi kryetarin e Bashkisë së Durrësit.

Deri më datë 15 nëntor, të arrestuarit do të qëndrojnë në burg derisa gjykata të japë verdiktin e fundit.

EMRAT QE U LANE NE BURG

1.Hajri Seferi

2.Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)

3.Shkelqim Avdyli

4.Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)

5.Saimir Gjepali

6.Altin Avdyli

7.Jasin Avdyli

8.Fatos Llaftiu

9.Denis Llaftiu

10.Esat Mehmeti

11.Saimir Sulejmani

12.Elis Guri

13.Ilirjan Prifti

14.Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )

15.Ardit Gjyriqi

16.Elton Shehaj

17. Armand Spiro

18.Arben Cuko

19.Zef Lazri

20.Artur Balla

21.Arben Ndoka

22.Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)

23.Bledi Ndokaj

24.Paulin Simoni

25.Zef Lazri

NE “ARREST SHTEPIE” 

1.Bledar Koci (arrest shtëpie)

2.Lule Zeneli (arrest shtëpie)

3.Luigj Paloka (arrest shtëpie)

4.Kol Lleshi (arrest shtëpie)

5.Vlash Gazulli (arrest shtëpie)

6.Zef Ndoka (arrest shtëpie)

7.Vasil Nika (arrest shtëpie)

8.Genc Zeneli (arrest shtëpie)

DETYRIM PARAQITJE

1.Mimoza Ndoka (detyrim paraqitje)

2.Marjeta Perskura (detyrim paraqitje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat