I forti i Kosovës i nervozuar, i forcuar nga mjeku zviceran, por kujt i drejtohet marre të qoftë...

Sporti

I forti i Kosovës i nervozuar, i forcuar nga mjeku zviceran, por kujt i drejtohet marre të qoftë...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 19:04
I forti i Kosovës i nervozuar:  Marre të qoftë, marre bre me thënë Bujari...

Ka qetësinë Bujar Muli, por nuk mund të durojë kur dikush e përgojon pa asnjë arsye dhe pa i bërë asgjë! Muli apo siç njihet si i forti i Kosovës ose edhe Hulk-u i Kosovës, është nervozuar keq.   

“Veç tek ne disa shqiptarë të jesh praktikues i Islamit e quajnë mangësi, prapambeturi, thonë i padijshëm, e unë sot më së largu isha te një mjek zviceran i cili ishte konvertu në islam dhe me veti: A po ndjehem mirë duke më dhënë komplimente qe unë si sportist nuk e kam anashkalu Fenë time...

E, a nuk është marre pra për do njerëz me shku me thënë mos e thirr Bujarin Mulin në emision se është ekstremist, për me fituar vëmendje për veti...

A nuk është marre për do njerëz të rrethit të ngushtë e do tjerë që mbrapa shpinës time folin fjalë të këqija, e para syve me japin lavdate...

A nuk është marre me thënë kështu.

Ju e dini kush jeni që keni, thënë ama edhe unë e di kush jeni...

Një send po ju garantoj që nga se pritni ka me ju ardh se Zoti i madh është.

Marre ju qoftë.

Një kohë s’ka pas bukë me hëngër e tash e ka krye një kurs të lodhët u ba nami.

Të paktën fëmijët e mi do flasin gjuhën Shqipe pastaj gjuhen tjetër.

Shumë shpejt keni me marr atë që e meriton”, shkruan Muli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat