Rikthehet Di Francesco, nënshkruan me këtë skuadër të Serie A

Sporti

Rikthehet Di Francesco, nënshkruan me këtë skuadër të Serie A

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:50
Eusebio Di Francesco

Vetëm pak muaj pas largimit nga Roma, Eusebio Di Francesco ka gjetur ekipin e ri.

Pasi u largua Marco Giampaolo i cili do të nënshkruajë me Milanin, klubi i Sampdorias ka gjetur trajnerin e ri, i cili do të drejtojë skuadrën në të ardhmen.

Është Eusebio Di Francesco, ai i cili do të jetë trajner i ri i Sampdorias, derisa me parë ai ka drejtuar edhe Sasuolon e Romën në Serie A.

Mediat në Itali raportojnë se mes presidentit Massimo Ferrero dhe trajnerit Di Francesco është arritur marrëveshja dhe ky i fundit do të nisë punën me Sampdorian në fillim të korrikut, kur edhe ekipi nis përgatitjet për sezonin e ri.

Di Francesco do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me ekipin nga qyteti i Gjenovas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat