Lajm i madh për Majlinda Kelmendin, po planifikohet t’i ndërtohet një statujë nga bronzi

Sporti

Lajm i madh për Majlinda Kelmendin, po planifikohet t’i ndërtohet një statujë nga bronzi

Nga: Z.B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 23:23
Majlinda Kelmendi

Federata Botërore e Xhudos po planifikoj të ndërtojë një statujë nga bronzi për Kampionen Olimpike, Majlinda Kelmendi, përcjell “Bota sot”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur trajneri i saj, Driton Kuka, i cili ka shkruar se çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë.

Postimi i plotë:

Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!
Çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë.
Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga Neë York së shpejti ...

 

Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur...

Posted by Driton Toni Kuka on Thursday, July 18, 2019

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat