Basha flet për betejën e tij me Covid: Isha në spital dhe tani jam mirë

Sporti

Basha flet për betejën e tij me Covid: Isha në spital dhe tani jam mirë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:15
Murat Basha

Instruktori i njohur i karatesë, Murat Basha, ka lajmëruar miqtë dhe dashamirësit e tij se pas infektimit me Covid më datën 22 korrik dhe shtrimit në spital, ditën e sotme është rikthyer në shtëpi.

Basha tha se gjëndja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm.

Ai thotë se reziku tashmë ka kaluar.

Në fund të prononcimit të tij instruktori i karatasë thekson se virusi nuk është shaka dhe këshillon të gjithë që të bëjnë kujdes me masat, për të mos u infektuar.

"Nga dt 22 Korrik, në betejë me Covid. Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi. Prandaj nuk kemi komunikuar gjithë këtë kohë.Bëni kujdes se nuk është shaka. Falemnderit të gjithëve që jeni interesuar", tha Murat Basha, përmes një postimi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat