Skandaloze! Ja kë e ka pritur Aleksandër Vuçiqi prej Kosovës

Sporti

Skandaloze! Ja kë e ka pritur Aleksandër Vuçiqi prej Kosovës

Nga: K.Goca Më: 2 shtator 2020 Në ora: 12:14
Skandaloze! Ja kë e ka pritur Aleksandër Vuçiqi nga Kosova

Skandaloze, Serbia politizon edhe fëmijët! Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ish zëdhënës i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviqit, ka gjetur kohë që t’i motivojë edhe fëmijët serb me nacionalizëm. Idiotizmi nuk ka kufij. Krenaria e rrejshme  nuk njeh kufij, me at propagandë të fëlliqur të tij!
    
“Presidenti Aleksandar Vuçiq priti sportistët e rinj nga Kosova dhe Metohia në Presidencën e Serbisë.

Para takimit me Vuçiqin, Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit, Nikola Selakoviq, i çoi mysafirët nëpër ndërtesën e Presidencës.
Rreth 50 djem dhe vajza erdhën nga Kosova dhe Metohia, të cilëve Presidenti Vuçiq  iu shpërndau edhe topa dhe pajisje sportive. Fëmijët nga Kosova dhe Metohia erdhën nga Leshko, Mitrovica e Kosovës, Zubin Potok dhe vende të tjera dhe ata e përshëndetën presidentin me duartrokitje”, kështu shkarravit “Novosti”.

 "Unë dua që ju të rriteni në shkollat dhe familjet tuaja, si qytetarë krenarë të Serbisë, të dini se ku është atdheu juaj dhe ku është kryeqyteti i juaj, dhe të luftoni me gjithë zemrën tuaj për vendin tuaj, Serbinë, dhe të jeni të mirë, punëtor dhe të zellshëm.

Në sport. mësoni të humbni dhe fitoni dhe të pranoni të dyja me dinjitet”, kështu iu ka thënë Vuçiq. Këta fëmijë i ka pritur me 29 gusht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat