Robben i surprizuar për zgjedhjen e Guardiolës

Sporti

Robben i surprizuar për zgjedhjen e Guardiolës

Më: 20 janar 2013 Në ora: 16:15

Mesfushori holandez i Bayernit, Arjen Robben deklaroi se mbeti shumë i surprizuar kur mori vesh lajmin se Pep Guardiola do të zëvendësojë teknikun Jupp Heynckes në fund të sezonit.

“U surprizova sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt”, u shpreh 28-vjeçari. “ Një ditë më parë lexova se Guardiola po kërkonte një klub anglez pastaj ditën tjetër kishte firmosur me Byernin. Ishte një lajm i papritur por i mirë”.

Të njëjtin reagim ka patur edhe mbrojtësi Daniel van Buyten, i cili theksoi se skuadra nuk duhet të shpërqëndrohet nga kjo zgjedhje e klubit. “Jemi krenarë sepse Guardiola është një nga trajnerët më të mirë dhe ai zgjodhi klubin më të mirë”, u shpreh belgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat