Historia e përballjes Shqipëri-Portugali (Foto)

Sporti

Historia e përballjes Shqipëri-Portugali (Foto)

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 20:02

Të besuarit e Fernando Santosit kanë një seri prej pesë fitoresh radhazi në kualifikuese, pas një fillimi të keq, pikërisht përballë shqiptarëve, me të cilët Portugalia humbi 1-0 në Aveiro. Ky është takimi i gjashtë midis këtyre dy ekipeve. Luzitanët kanë tri fitore kundër një të tillë të shqiptarëve. Barazim ka pasur në një rast, në Braga.

Shqipëria është e pamposhtur në Grupin I kualifikues, një “kockë e fortë” për këdo, edhe për Portugalinë, por historia e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve favorizon luzitanët. Portugezët mund të vulosin biletën e finaleve të “Euro 2016” të hënën në mbrëmje, nëse fitojnë në Shqipëri dhe Danimarka humbet në Armeni.Të besuarit e Fernando Santosit kanë një seri prej pesë fitoresh radhazi në kualifikuese, pas një fillimi të keq, pikërisht përballë shqiptarëve, me të cilët Portugalia humbi 1-0 në Aveiro. Ja disa fakte dhe shifra mbi ndeshjet Shqipëri-Portugali: Ky është takimi i gjashtë midis këtyre dy ekipeve. Luzitanët kanë tri fitore kundër një të tillë të shqiptarëve. Barazim ka pasur në një rast, në Braga.

Portugalia fitoi në të dyja ndeshjet e luajtura në Shqipëri, 3-0, në vitin 1996, dhe 2-1, në vitin 2009. Katër lojtarë nga ekipi kombëtar aktual portugez, të rreshtuar në triumfin e vitit 2009; Ricardo Carvalho, Pepe dhe Cristiano Ronaldo, ishin titullarë asokohe, ndërsa Nani luajti si zëvendësues. Në tri ndeshjet e luajtura në vitin 2015, Shqipëria nuk ka humbur: ka marrë dy fitore dhe një barazim.

Shqiptarët kanë humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të luajtura, zyrtare dhe miqësore. Humbja e fundit ishte kundër Italisë, në një ndeshje miqësore, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar. Asnjë nga 23 lojtarët që kanë udhëtuar me skuadrën e Portugalisë drejt Tiranës nuk kanë shënuar gol ndaj Shqipërisë. Lorik Cana, kapiteni i ekipit kombëtar shqiptar, është lojtari me më shumë ndeshje të luajtura mes dy skuadrave (katër).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat