Tableti i palosshëm Microsoft Surface pritet të lansohet vitin e ardhshëm - Bota Sot
Tableti i palosshëm Microsoft Surface pritet të lansohet vitin e ardhshëm

Teknologji

Tableti i palosshëm Microsoft Surface pritet të lansohet vitin e ardhshëm

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 13:45
Ilustrim

Një tablet i palosshëm Microsoft Surface është planifikuar nga kompania për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, sipas një firme kërkimore të cituar nga Forbes.

Tableti thuhet se do të shfaqë dy ekrane 9 inç me një raport të aspektit 4:3, dhe do të jetë në gjendje për të operuar me aplikacionet Android, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Microsoft tha se nuk mund të komentojë mbi produktet e ardhshme, firma kërkimore, bazuar në “zinxhirin e furnizimit”, sugjeron se do të mundësohet nga procesori Intel 10nm Lakefield dhe do të drejtoj “versionin e ri të Windows 10 OS” për ndërfaqen e dyfishtë të ekranit të përdoruesit.

Ndërsa nuk dihet nëse do të mbështesë 5G ose vetëm LTE, pajisja thuhet se do të jetë gjithmonë e lidhur kështu që SIM kartela duhet të jetë në faqen e karakteristikave.

Pasi që ka mjaft kohë deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kur raporti sugjeron lansimin e këtij Microsoft Surface të palosshëm, ne presim spekulime të shumta për pajisjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...