Lajmërohen nga Facebook: Tregojnë kur do të rregullohet faqja

Teknologji

Lajmërohen nga Facebook: Tregojnë kur do të rregullohet faqja

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:52
Ilustrim

Disa përdorues të rrjetit social më të madh në botë, Facebook, të mërkurën, janë ankuar se nuk po mund të ngarkojnë fotografi dhe video.

Një zëdhënës i Facebook-ut, i tha BBC-së se “jemi duke punuar për të iu kthyer normalitetit, sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Pengesat janë paraqitur edhe në Instagram dhe shërbimin e mesazheve WhatsApp. Të dyja këto rrjete janë në pronësi të Facebook-ut.

Së bashku, këto rrjete sociale, kanë miliarda përdorues në mbarë botën.

Në mars, Facebook dhe Instagram pësuan periudhën më të gjatë të ndërprerjes. Gjatë muajit prill, problemet gjithashtu goditën të dy aplikacionet si dhe shërbimin WhatsApp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat