Me Dropbox Transfer mund të dërgoni deri në 100GB të dhëna - Bota Sot
Me Dropbox Transfer mund të dërgoni deri në 100GB të dhëna

Teknologji

Me Dropbox Transfer mund të dërgoni deri në 100GB të dhëna

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një funksion i ri quajtur Dropbox Transfer kërkon ta thjeshtojë më tutje këtë proces duke u fokusuar specifikisht tek dërgimi i të dhënave.

Shpërndarja e skedarëve dhe të dhënave përmes Dropbox nuk është një koncept i ri. Prej vitesh kompania e ka bërë të lehtë shpërndarjen e çdo të skedari ose direktorie ruajtur në Dropbox me të tjerët pavarësisht nëse kanë apo jo një llogari Dropbox.

Një funksion i ri quajtur Dropbox Transfer kërkon ta thjeshtojë më tutje këtë proces duke u fokusuar specifikisht tek dërgimi i të dhënave.

Aktualisht kur i dërgoni dikujt një skedar apo një folder lokalizuar në Dropbox-in tuaj, çdo ndryshim i bërë nga ana juaj prek edhe palë tjetër marrëse. Prandaj nëse fshini skedarin apo folderin, edhe personi që ja keni dërguar nuk do të mund ta aksesojë atë.

Transferimi nga ana tjetër dërgon një kopje të tyre dhe çdo ndryshim nga ana juaj nuk prek marrësin. Një tjetër përfitim i Dropbox Transfer është kapaciteti i lartë i të dhënave. Ju mund të dërgoni deri në 100GB, shumë më tepër sesa mund të dërgoni me shërbime si Hightail, WeTransfer dhe Mediafire.

Gjithashtu një tjetër benefit është dërgimi i skedarëve nga Dropbox përmes Transfer pa pasur nevojë ta ngarkon nga e para. Një tjetër mënyrë sesi Dropbox Transfer diferencohet nga të tjerët është konfirmimi i dërgesës.

Me Transfer përdoruesit mund të përfshijnë logo dhe brandim që ta shohë marrësi. Shërbimi është i disponueshëm nga dita e sotme por vetëm si beta private. Ju mund ti bashkoheni listës për një shans për të provuar Dropbox Transfer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...