Kështu do të duket menyja Start në Windows 10?

Teknologji

Kështu do të duket menyja Start në Windows 10?

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:11
Windows 10

Është shfaqur një build intern i Windows 10, i cili sugjeron se si mund të duket menyja e re e Windows Start. Microsofti aksidentalisht e ka publikuar Windows 10 internal build (18947) në kuadër të programit të vet Insider, sipas një raporti të sajtit Windows Central.

Ajo që është vërejtur si ndryshim më i pazakontë është menyja Start, e cila në vend të live tiles e përdor një rrjet të ikonave për aplikacione, raporton Windows Central.

Menyja e ridizajnuar Start gjithashtu e ka një fushë kërkimi në krye, e cila e mundëson edhe kërkimin e aplikacioneve dhe uebit. Ekziston edhe fusha për "aplikacionet e sugjeruara", e cila mund të sugjerojë aplikacione në varësi të asaj se cilat programe të tjera i përdor shfrytëzuesi ose në bazë të aplikacioneve të përdorura shpesh. Ofrohet gjithashtu mbështetja për dark mode.

Në një video shoqëruese mund të shihet se çfarë ndryshimesh sjell menyja Windows 10 Start. Duhet të theksohet se dizajni i menysë është ende i papërfunduar dhe ky version nuk është planifikuar të shfaqet në publik. Buildi është krijuar për përdorim të brendshëm dhe nuk ka garanci se këto funksione të caktuara do të ndahen ndonjëherë me publikun.

Besohet se kjo mund të jetë menyja e re Start, e dizajnuar për Windows Lite, por në një moment mund të arrijë edhe në Windows 10 desktop.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat