Google përveç gjobës 500 milionë euro, paguan edhe 465 milionë euro shtesë në taksa - Bota Sot
Google përveç gjobës 500 milionë euro, paguan edhe 465 milionë euro shtesë në taksa

Teknologji

Google përveç gjobës 500 milionë euro, paguan edhe 465 milionë euro shtesë në taksa

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:33
Foto

Kompania “Google” do të paguajë 465 milionë euro për të mbyllur çështjen gjyqësore me administratën tatimore franceze, një shumë që i shtohet gjobës prej 500 milionë euro të pranuar nga “Google” për t’i dhënë fund një hetimi për mashtrim fiskal, njoftoi sot gjiganti amerikan i internetit.

“Ne i kemi dhënë fund mosmarrëveshjeve fiskale dhe të ndërlidhjes që ne kemi në Francë prej disa vitesh”, shkruan “Google” në një komunikatë.

“Këto marrëveshje përfshijnë një pagesë prej 500 milionë eurosh që janë njoftuar sot nga gjykata franceze, si dhe një shumë prej 465 milionë eurosh në taksa shtesë që kemi pranuar të paguajmë”, theksohet në këtë komunikatë të gjigantit amerikan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...