Nëse luani ‘PUBG’ dhe ‘FORTNITE’ mos e shkarkoni versionin e ri “iOS 13” - Bota Sot
Nëse luani ‘PUBG’ dhe ‘FORTNITE’ mos e shkarkoni versionin e ri “iOS 13”

Teknologji

Nëse luani ‘PUBG’ dhe ‘FORTNITE’ mos e shkarkoni versionin e ri “iOS 13”

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Një gabim që është bërë në këtë version do të e bëjë më të vështirë të luani këto dy lojëra në telefonat mobile ‘Apple”.

“Apple” ka lansuar versionin e ri në telefonat mobile ‘iPhone.’ Versioni i ri vjen edhe me telefonat e ri që i prezantuar ‘Apple’ në eventin e 10 shtatorit, “iOS 13”.

Me sa duket, ky version vjen edhe me viruse nga më të voglat, por që mund të bëhen serioze, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

‘Apple’ është duke u munduar t’i përmirësoj këto viruse dhe gabime që janë bërë në versionin e ri. Por, për ata që luajnë lojëra në këta telefona, si: “Fortnite” dhe “PUBG”, nënkupton që nuk do të jeni në gjendje të gjuani në opsionin ‘touch.’

“Ju lutem rregulloni këtë” – thuhet në foto lart.

Krijuesit e ‘Fortnite’ ende nuk kanë paralajmëruar rreth këtij problemi, por ata të ‘PUBG’ i kanë paralajmëruar lojtarët që të mos e shkarkojnë versionin e ri.

“Ne jemi të vetëdijshëm për një problem që kanë bërë të ditur lojtarët pasi që e kanë shkarkuar versionin e ri të ‘Apple’, ‘iOS 13″, kur prekni lojën me 3 gishta do të bëjë që loja të ndërprehet.

Ne tashmë kemi kontaktuar për këtë problem me ‘Apple’ dhe do vazhdojmë të punojmë me ekipin për të rregulluar këtë problem” – kanë deklaruar Ekipi i lojës “PUBG”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...