Google së shpejti do të jetë edhe kartë pagesash - Bota Sot
Google së shpejti do të jetë edhe kartë pagesash

Teknologji

Google së shpejti do të jetë edhe kartë pagesash

Më: 22 prill 2020 Në ora: 09:36
Google

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Sipas burimeve të kompanisë karta do të mbështetet në sistemin e pagesave ‘mobile’ të Google Pay, dhe gjithashtu do të ishte pjesë e partnerit bankar. Midis këtyre institucioneve do të ishin Citi e Stanford Federal Credit Union.

Karta do të ishte e përdorshme për pagesa në dyqane, në internet dhe përmes smartfonëve. Për ta mbështetur atë do të kishte një aplikacion, të zhvilluar gjithmonë nga Google, për të monitoruar blerjet, kontrolluar bilancin dhe bllokuar llogarinë në rast nevoje/ANSA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat