Facebook e ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë të përdoruesve aktivë brenda një muaji - Bota Sot
Facebook e ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë të përdoruesve aktivë brenda një muaji

Teknologji

Facebook e ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë të përdoruesve aktivë brenda një muaji

Më: 30 prill 2020 Në ora: 19:39
Facebook

Në një kohë kur të gjithë janë ty mbyllur shkaku i pandemisë, nuk është lajm shumë befasueses se numri i përdoruesve të rrjeteve sociale është shtuar në masë të madhe.

Drejtori i përgjithshëm i Facebook, Marc Zuckerber ka bërë të ditur, se numri i përdoruesve aktivë brenda një muaji, ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë.

“Për herë të parë deri më tani, kanë qenë më se tre miliardë njerëz të kyçur në Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp, brenda një muaji”, ka thënë Zuckerberg.

Më se 2.6 miliardë përdorues e kanë shfrytëzuar Facebookun, derisa 2.4 miliardë shfrytëzuan për çdo ditë së paku një prej këtyre aplikacioneve.

Rritja e përdoruesve në shtetet më të goditura nga coronavirusi, ka shënuar rritje edhe deri në 50 për qind. Derisa dërgimi i mesazheve me zë dhe video konferencat në Messenger dhe WhatsApp, janë dyfishuar.

Zuckerberg ka bërë të ditur, se në Italinë e goditur rëndë nga pandemia, rritja e atyre që kyçeshin në Facebook është rritur për 70 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat