Si ta zbuloni koronavirusin para shfaqjes së simptomave? Njihuni me unazën teknolgjike - Bota Sot
Si ta zbuloni koronavirusin para shfaqjes së simptomave? Njihuni me unazën teknolgjike

Teknologji

Si ta zbuloni koronavirusin para shfaqjes së simptomave? Njihuni me unazën teknolgjike

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Bartësit asimptomatikë të sëmundjes, janë personat më të rrezikuar të cilët mund të përhapin virusin para se ta kuptojnë se janë të infektuar.

Shkencëtarët nga Instituti Rockefeller të Univrsitetit të Ëest Virginia (RNI) duket se kanë gjetur zgjidhjen për këta persona. Shkencëtarët u përpoqën që të krijojnë një platformë me të cilën mund të hetohet sëmundja edhe nëse nuk ka shfaqje simptomash të Covid19.

Platforma përbëhet nga një unazë për gishtat e quajtur Oura dhe modelave të parashikimit të inteligjencës artificiale AL. Kjo platformë digjitale mund të detektojë simptomat e COVID-19 deri në tri ditë më parë me afro 90% saktësi.

Unaza Oura mbledh të dhëna fiziologjike, si temperaturat e trupit, ritmin e zemrës, ritmin e frymëmarrjes dhe ritmin e gjumit. Gjithçka lidhet me neuroshkencën e cila përcjell biometrinë e stresit, ankthit, memories dhe biometrive psikologjike. Më pas kombinohen të dhënat me modele nga Al.

Platforma po testohet nga 600 profesionistë të shëndetësisë për të arritur testet në 10.000 pjesëmarrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat