Astronautja e NASA-s ka votuar nga hapësira në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Teknologji

Astronautja e NASA-s ka votuar nga hapësira në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Nga: D.G. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 11:15
Kate Rubins

Astronautja e NASA-s, Kate Rubins, ka votuar nga hapësira në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

"Nga Stacioni ndërkombëtar i hapësirës: Votova sot", thuhet krajas fotos së astronautes të botuar në profilin në Tëitter të agjencisë amerikane të hapësirës NASA, transmeton Botas Sot.

Ajo ka votuar nga qendra e votimit në hapësirë ​​përmes një emaili të koduar, dërguar një zyrtari të komisionit zgjedhor në Tokë.

Në mes të tetorit, Rubins arriti në Stacionin ndërkombëtar të hapësirës me dy kozmonautë rusë.

Astronautët e NASA-s kanë votuar edhe më parë nga hapësira.

Edhe Kate Rubins në zgjedhjet e 2016-ës ka qenë në mision dhe ka votura nga hapësira.

Ajo ka porositur amerikanët se "është me rëndësi thelbësore të marrin pjesë në demokraci".

Kate Rubins ishte gjithashtu në një mision për zgjedhjet 2016 dhe votoi nga hapësira.

Ajo u tha amerikanëve se "është e rëndësishme që ata të marrin pjesë në demokraci".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat