Punonjësit e Amazon kërkojnë ndihmë nga BE

Teknologji

Punonjësit e Amazon kërkojnë ndihmë nga BE

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:59
Amazon

Punonjësit e Amazon i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian që t’i ndihmojë ata të përfitojnë paga të drejta, pasi biznesi për të cilin punojnë nuk paguan në mënyrë të drejtë. “Detyroni Amazon të paguajë” është mesazhi i drejtuar në selitë e Brukselit, në mënyrë që korporata të ndjekë standardet e Bashkimit Europian dhe të paguajë taksa të drejta.  

Gjatë pandemisë së COVID-19, Amazon u shndërrua në një korporatë trilion dollarëshe, me drejtorin ekzekutiv Jeff Bezo, i cili u bë personi i parë në histori që ka siguruar 200 miliardë dollar pasuri personale. Ndërkohë, punëtorët e Amazon rrezikuan vendin e tyre dhe u përballën me kërcënime nëse do të kërkonin një pagë të drejtë.  

“Ne kemi nevojë për mbështetjen e qeverive në të gjithë botën që të sigurojmë se Amazon do të paguajë. Bashkimi Europian luan një rol parësor. Ne duam t’i detyrojmë Amazon që të sigurojë një praktikë të drejtë sa i përket shpërndarjes së pagave, si dhe taksave për të mbështetur shoqëritë tona”, thotw Oliver Roethig, serketar rajonal i “UNI Europa”.

Si pasojë e akuzave ndaj kompanisë së Amazon se nuk shpërndan në mënyrë të drejtë pagat, rreth 2.500 punonjës në Gjermani kanë organizuar një grevë 3 ditore me qëllim që të prishin planin e shitjeve në internet të uljeve që ofrohen këto ditë si pasojë e “Black Friday”. Amazon nga ana tjetër ka mbrojtur politikat e saj, duke thënë se ofron paga "të shkëlqyera".

Në të njëjtën kohë kompania e akuzuar ka deklaruar se do të paguajë qindra miliona dollar si shpërblim për stafin që do të punojë gjatë periudhës së Krishtlindjes. Kjo sipas kompanisë do të zbatohet në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi shitjet në gjigantin e shitjeve online kanë pësuar rritje gjatë kohës së pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat