Elon Musk zhvendoset në Teksas për të punuar në dy projekte të reja

Teknologji

Elon Musk zhvendoset në Teksas për të punuar në dy projekte të reja

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:52
Elon Musk

Elon Musk tha të martën se është zhvendosur në Teksas nga Kalifornia, sepse aty ai planifikon të fokusohet në projektine ri të Tesla Plant dhe projektin që është në vazhdim SpaceX, shkruan “TheGuardian”.

Miliarderi ka konfirmuar se ai është zvendosur për Wall Street Journal.

“Dy projektet më të mëdha që jam duke i zhvilluar tani, janë ndërtimi i një anije hapësinore në jug të Teksasit dhe një fabrikë e re në SHBA për Tesla,” u shpreh ai. “Nuk arrija të përdorja kohën në mënyrën që më duhej në Kaliforni”.

Teksasi gjithashtu nuk merr taksa nga fitimet personale të një personi, ndryshe prej Kalifornisë që është një prej vendeve me taksat më të larta në botë.

Fitimet nga Tesla këtë vit e kanë rritur vlerën net të Musk nga 27 miliardë dollarë në 155 miliardë, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në botë.

Musk ka kritikuar pronarët e kompanive amerikane sepse ai mendon se ata nuk koncentrohen mjaftueshëm në produktet e tyre. “Nëse e gjeni veten duke kaluar shumicën e kohës duke bërë prezantime për projekte, atëherë jeni duke bashkëpunuar me personat e gabuar”, tha ai.

Ai shprehet se për të arritur të përqendrohet dhe përkushtohet në këto dy projekte të jashtëzakonshme, do t’i duhet kohë dhe këtë Teksasi është zgjidhja e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat