Kriminelët po bëhen të mençur, po përdorin valutat digjitale për të shpëlarë para

Teknologji

Kriminelët po bëhen të mençur, po përdorin valutat digjitale për të shpëlarë para

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Foto Ilustrim

Kriminelët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar në përdorimin e kripto-valutave për të shpëlarë para, me qindra miliona dollarë të fondeve të ndyra që vitin e kaluar rrodhën nëpër kuletat digjitale që iu mundësuan përdoruesve t’i iknin proceseve gjyqësore.

Të paktën 13 për qind e krejt procedimeve kriminale në bitcoin kaluan nëpër kuletat private – që e bëjnë më të vështirë për të gjurmuar transaksionet e kriptovalutave – në 2020-n, prej  2% në 2019-n, sipas një studimi.

Ndërsa transaksionet e kriptovalutave janë pseudonime, ato janë të regjistruara në fletore publike të quajtura “blockchain” që e bëjnë më të lehtë për të gjurmuar rrjedhjen e fondeve, shkruan Reuters.

Por kuletat private – për të cilat ka shumë tipe, të kombinuara, mikse, anonime, e bëjnë të komplikuar ndjekjen e parave.

“Kjo e bën praktikisht të pamundur gjurmimin e fondeve, veçanërisht nëse ju  bëni një varg transaksionesh përmes kuletave private,” tha Dr. Tom Robinson, shkencëtari kryesor në studimin e Elliptic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat