SHBA paditë Facebook, thotë se po abuzon me fuqinë e saj në treg

Teknologji

SHBA paditë Facebook, thotë se po abuzon me fuqinë e saj në treg

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Rregullatorët federalë kanë kërkuar që Facebook të urdhërohet të ndajë shërbimet e mesazheve Instagram dhe WhatsApp pasi qeveria amerikane dhe 48 shtete dhe qarqe akuzuan kompaninë për abuzimin me dominimin dhe fuqinë së saj të tregut në rrjetet sociale për të shtypur konkurrentët më të vegjël

Proceset gjyqësore anti-trust u publikuan nga Komisioni Federal i Tregtisë dhe Prokurorja e Përgjithshëm eNju Jorkut, Letitia James.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që të bllokojmë këtë blerje grabitqare të kompanive dhe që të rikthejmë besimin në treg”, tha zonja James gjatë një konference për shtyp duke njoftuar për padinë.

Në procesin gjyqësor, FTC po kërkon ndarjen e shërbimeve nga Facebook, duke thënë se Facebook është angazhuar në një “një strategji sistematike” për të eliminuar konkurrencën e saj, duke përfshirë edhe blerjen e rivalëve më të vegjël sikurse Instagram në 2012 dhe WhatsApp në 2014 .

Facebook është rrjeti më i madh social në botë me 2.7 miliardë përdorues dhe një kompani me një vlerë tregu prej afro 800 miliardë dollarëve amerikanë, CEO i të cilës, Mark Zuckerberg është individi i pestë më i pasur në botë dhe fytyra më e njohur e Big Tech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat