Krijohet video-loja 360 shkallësh që luhet në “dhoma” të veçanta

Teknologji

Krijohet video-loja 360 shkallësh që luhet në “dhoma” të veçanta

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Gamebox Electric

Një vit pas paralajmërimeve dhe diskutimeve në internet, një biznes i veçantë po hapet për dashamirët e video-lojërave.

Gamebox Electric është video-loja që përfshin lojëra kompjuterike në një “dhomë” të veçantë, e mbushur me drita dhe pamje 360-shkallësh.

Kompania e cila do të operojë në Angli fillimisht është e kufizuar për shkak të gjendjes me pandemisë ndërsa ajo shpreson se do t’u pëlqejë familjarëve dhe miqve që kërkojnë një aktivitet të sigurt.

Në pamjet e BBC-së shihen e disa personave teksa i provojnë këto pajisje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat