Zhvillim dramatik: Rusia mund të bllokojë Facebookun, Instagramin, Twitterin dhe Youtuben

Teknologji

Zhvillim dramatik: Rusia mund të bllokojë Facebookun, Instagramin, Twitterin dhe Youtuben

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Autoritetet ruse mund të marrin pushtet që të kufizojnë qasjen në mediat sociale amerikane – pasi sipas tyre ato janë të prirura të përhapin diskriminim ndaj mediave ruse.

Autorët e dy projektligjeve thanë se shkeljet nga YouTube dhe Facebook kishin demonstruar nevojën për këtë legjislacion, e cila bën pjesë në përpjekjen për të rritur sovranitetin e Rusisë në internet.

Projektligji i parë i lejon Rusisë që të kufizojë qasjen apo edhe bllokojë krejtësisht sajtet, duke ndjekur ato që ligjbërësit i quajtën ankesa nga mediumet shtetërore se llogaritë e tyre po trajtoheshin me paragjykim nga Twitteri, Facebook-u dhe YouTube, raporton The Guardian.

Twitteri kishte nisur t’i etiketonte disa prej mediave ruse me përshkrimin “medium i lidhur me shtetin”, bashkë me atë të shumë personave të rëndësishëm dhe zyrtarëve të lartë qeveritar, prej gushtit.

Autorët e këtij projektligji thanë se YouTube, Twitter, Facebook dhe Instagram kishin dështuar t’i hiqnin qindra faqe me përmbajtje të ndaluar sipas ligjeve ruse.

Të dyja projektligjet pritet të bëhen ligj, edhe pse ende i duhet aprovimi nga dhoma e lartë e dumes dhe nënshkrimi nga presidenti Vladimir Putin.

Google, Twitter dhe Facebook nuk kanë komentuar ende këtë zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat