Xiaomi bën atë për të cilën tallej me Apple 4 muaj më parë

Teknologji

Xiaomi bën atë për të cilën tallej me Apple 4 muaj më parë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Xiaomi

CEO i gjigantit Kinez të smartfonëve Xiaomi, Lei Jun, konfirmoi në rrjetin social Twitter se smartfoni flagship i ardhshëm i kompanisë Mi 11 do të vijë pa një karikues në kuti me justifikimin se bëhet për të reduktuar mbeturina mjedisore.

Edhe pse ky argument qëndron, në të vërtetë reagimi ndaj deklaratës së Lei Jun erdhi për shkak të asaj çfarë Xiaomi bëri kur Apple hoqi karikuesin nga kutia e iPhone 12.

Xiaomi por edhe Samsung u tallën me Apple për disa muaj sepse nuk kishte përfshirë një karikues. Vendimi i Apple për të mos përfshirë këtë pajisje me iPhone 12 u përball me kritika jo vetëm nga përdoruesit por edhe rivalët.

Samsung ju kujtonte konsumatorëve në një reklamë se karikuesi vinte së bashku me smartfonin ndërsa edhe vetë Samsung pritet të bëjë të njëjtën gjë si Apple me Galaxy S21.

Në rastin e Xiaomi, kompania shkroi në rrjetin social Twitter ku shfaqej modeli Mi 10T Pro se “nuk linte asgjë jashtë kutisë.”

Arsyetimi i tyre për ndotje mjedisore qëndron megjithatë është fakt gjithashtu se prodhuesit e smartfonëve po gjejnë mënyra të reja për të rritur çmimin e produkteve të tyre në një mënyrë që nuk e kanë bërë në të kaluarën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat