Ky është postimi më i pëlqyer në Instagram gjatë vitit 2020!

Teknologji

Ky është postimi më i pëlqyer në Instagram gjatë vitit 2020!

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Fotoja që Cristiano Ronaldo postoi pas vdekjes së Diego Armand Maradonës u shpall si postimi me më shumë “likes” e komente në Instagram për vitin 2020 nga Billboard.

Postimi daton në muajin nëntorin dhe ky dedikim mban 19.7 milion pëlqime dhe 154 mijë komente.

‘Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë”, shkruhet në postimin e yllit portugez.

 

Ndërkaq kujtojmë se Ronaldo është personazhi publik më i ndjekur në Instagram dhe në dhjetëshen e parë të renditjes së hartuar nga Instagram.

Ronaldo ka edhe një postim tjetër që ka marur shumë “likes” duke u rënditur kështu në vendin e nëntë si fotoja më e pëlqyer në Instagram.

Kjo është foto e ditëlindjes së tij, e cila e portretizon atë pranë djalit të tij Cristiano Junior dhe partneres së tij Georgina Rodriguez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat