Gates: Bota përballë dy rreziqeve të mëdha, përveç pandemisë

Teknologji

Gates: Bota përballë dy rreziqeve të mëdha, përveç pandemisë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 10:02
Bill Gates

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates paralajmëron botën se përveç pandemisë janë edhe dy rreziqe të mëdha që e rrezikojnë atë.

“Ndryshimi klimaterik dhe bioterrorizmi janë problemet e rënda që na presin në të ardhmen” tha ai.

“Kjo pandemi ishte parashikuar që në 2015”, tha Gates.

E njëjta gjë i paralajmërohet botës nga ndryshimet klimatike që në 2060, mund të jenë vdekjeprurëse njësoj si pandemia, ndërsa në vitin 2100 mund të jenë 5 herë më shumë, përcjell A2 CNN.

Sa i përket bioterrorizmit, Gates u shpreh se shumë njerëz nuk duan të flasin për të, por “ekziston mundësia që dikush, i cili kërkon të bëjë shumë dëme, të krijojë një virus që të jetë shumë më vdekjeprurës sesa SARS-CoV-2”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat