Nvidia kërkon transparencë për fuqinë grafike nga prodhuesit e laptopët

Teknologji

Nvidia kërkon transparencë për fuqinë grafike nga prodhuesit e laptopët

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Nvidia

Kur Nvidia prezantoi kartat e reja grafike RTX 30, solli me vete edhe konfuzion. Tani nuk do të ketë më elementë dallues mes kartave grafike efikase Max-Q dhe kartave grafike me performancë të lartë duke bërë të mundur për një laptopët me kartë grafike të rangut të ulët por fuqi të plotë të tejkalojë në performancë një me kartë grafike të rangut të lartë por me fuqi të reduktuar.

Por Nvidia do të përpiqet të eliminojë sa më shumë këtë kaos dhe kompania kërkoi nga prodhuesit e laptopëve të jenë sa më transparentë me specifikimet e RTX 30.

Prodhuesit tashmë duhet të tregojnë frekuencën, konsumin e energjisë dhe funksionet Max-Q në përshkrimin e produktit duke dhënë një indikator të performancës së pritshme për një laptop tha Nvidia.

Kështu përdoruesit do të kuptojnë paraprakisht çfarë performance reale të presin nga laptopët. Megjithatë mund të duhet kohë që këto specifikime të shfaqen tek produktet.

Asus është një prej prodhuesve që detajon specifikat, por jo të gjithë e bëjnë. Në praktikë ky sistem mund tu ndihmojë të blini një laptop të rangut të mesëm që është më i fuqishëm me kartë grafike me fuqi të plotë sesa një model më i shtrenjtë me kartë grafike me fuqi të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat