“Kallashnikovi” sjell modelin e së ardhmes

Teknologji

“Kallashnikovi” sjell modelin e së ardhmes

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:07
“Kallashnikovi” sjell modelin e së ardhmes

Grupi “Kallashnikov”, të cilën e njohim me prodhimin e pushkës së famshme automatike AK-47, ka zbuluar një pushkë të re dhe komplet moderne.

Pushka gjysmëautomatike “shot-gun”, e quajtur “MP-155 Ultima”, është e pajisur edhe me një kamera HD dhe një kompjuter që mëson përdoruesit si të qëllojnë.

Arma Hi – Tech, komplet e ndryshme nga prodhimet e mëparshme, mund të regjistrojë çdo lëvizje dhe të dërgojë të dhënat në telefon përmes internetit ose Bluetooth-it.

Me një çmim që vlerësohet të jetë 1.116 euro, arma e re mat kohën e qitjes, numrin e të shtënave dhe normën e shënjestrimit të objektivit. Ajo ka edhe një modul GPS që tregon vendndodhjen e saj kurdo dhe kur i bie bateria, pushka mund të mbushet me një port USB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat