Zuckerberg: Ne duhet të teleportojmë, jo të transportojmë

Teknologji

Zuckerberg: Ne duhet të teleportojmë, jo të transportojmë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:13
Mark Zuckerberg

Pandemia e coronavirusit ka ndryshuar mënyrën e kryerjes së shumë punëve. Mark Zuckerberg foli për rolin e madh të teknologjisë dhe mënyrën se si ai parashikon që gjërat do të zhvillohen në të ardhmen.

Kreu i Facebook, në aplikacionin Clubhouse, ndau pikëpamjen e tij të realitetit virtual (VR) dhe të shtuar (AR), domethënë mënyrën në të cilën ata mund të na ndihmojnë të ndryshojmë vendin nga i cili bëhet biznesi

Sigurisht, ai theksoi se realiteti virtual kryesisht i lejon njerëzit të jenë “në dy vende” në të njëjtën kohë – si në hapësirën fizike ku janë, ashtu edhe në atë virtuale. Bisedat me video ndryshojnë nga kjo në atë që, kur përdorni VR, do të shihni mjedisin sikur të ishit vërtet në atë vend.

“Ne duhet të teleportojmë, jo të transportojmë”, shpjegoi shkurt Zuckerberg.

Siç thotë ai, jo vetëm që kjo do të kursente kohë, por gjithashtu do të mbronte edhe mjedisin, sepse do të ulte frekuencën e përdorimit të transportit, dhe kështu sasinë e gazrave të dëmshëm në atmosferë.

Në një nga intervistat e mëparshme, ai gjithashtu njoftoi se në 5-10 vitet e ardhshme, rreth gjysma e punonjësve në kompaninë e tij do të vizitojnë zyrat vetëm virtualisht.

Pengesa më e madhe për këtë mënyrë të funksionimit, për momentin, është që VR kërkon syze ose helmeta të mëdha, të cilat kryesisht nuk janë mjaft të rehatshme për t’u përdorur në baza ditore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat