Çfarë nënkupton pika blu pran aplikacioneve në iPhone ose iPad

Teknologji

Çfarë nënkupton pika blu pran aplikacioneve në iPhone ose iPad

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Ndonjëherë gjatë përdorimit të iPhone ose iPad, do të shihni një pikë blu pranë emrave të aplikacioneve. Çfarë do të thotë kjo pikë?

Kjo pikë do të thotë që aplikacioni është ber “update” së fundi. Në këtë mënyrë, pika blu sugjeron që mund të ketë të reja të shtuara në këtë aplikacion që nga kur e keni ekzekutuar për herë të fundit. Ju inkurajon të kontrolloni përsëri aplikacionin.

Për të hequr pikën blu nga emri i aplikacionit. Klikoni mbi aplikacionin dhe sapo të ekzekutohet aplikacioni, pika do të zhduket.

Sidoqoftë, pika blu do të rishfaqet herën tjetër kur të bëhet “update”  aplikacioni. Aktualisht akoma nuk ka asnjë mënyrë për të çaktivizuar pikat blu në iPhone ose iPad.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat