Britania do ta hetojë kompaninë Apple rreth kushteve “të padrejta” të App Stores

Teknologji

Britania do ta hetojë kompaninë Apple rreth kushteve “të padrejta” të App Stores

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Rregullatori i konkurrencës në Britani të Madhe ka hapur një hetim ndaj gjigantit amerikan teknologjik, Apple, mbi pretendimet se kompania po përdor kontrollin e saj mbi dyqanin online App Store për të vendosur kushte “të padrejta dhe anti-konkurruese” për zhvilluesit e aplikacioneve.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve ka njoftuar se ka vendosur të hetojë bazuar në punën e Appletnë sektorin digjital, “si dhe disa zhvillues që raportojnë se kushtet e Applet janë të padrejta dhe mund të thyejnë ligjin e konkurrencës”, raporton Guardian.

Dyqani i aplikacioneve është mënyra e vetme për të instaluar aplikacione në iPhone, iPad dhe Apple Watches, që do të thotë se kushtet që Apple vendos për zhvilluesit kanë një ndikim të madh. Zhvilluesit duhet të paguajnë nga 15% deri në 30% të të ardhurave të tyre nëse ata shesin mallra digjitalë përmes kësaj shitoreje.

Kompania argumenton se këto praktika janë të nevojshme për të garantuar se aplikacionet që pronarët e iPhonet shkarkojnë janë të sigurta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat