Ankohen autoritetet kineze: Jemi 30 vjet larg zhvillimeve teknologjike

Teknologji

Ankohen autoritetet kineze: Jemi 30 vjet larg zhvillimeve teknologjike

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Autoritetet kineze kanë deklaruar se sa i përket zhvillimeve dhe inovacioneve teknologjike, janë ende 30 vjet larg. Pavarësisht se shumë vëzhgues teknologjikë e shohin Kinën si “fabrika e botës” pasi një e treta e prodhimit global të veturave dhe telefonave vjen nga aty, vendorët thonë se aftësitë e tyre zhvilluese “janë ende të bota”.

Ata ankohen për varësinë e madhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për produkte të teknologjisë së lartë si gjysmëpërçuesit, shkruan BBC.

"Teknologjitë kryesore janë në duart e të tjerëve" dhe Kina rrezikon të "goditet në fyt" ka deklaruar zv.ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Miao Wei.

Megjithëse se Kina prodhon numër të madh mjetesh teknologjike, prodhimi i saj kohëve të fundit ka rënë. Vitin e kaluar, prodhimi përbënte rreth një të katërtën e prodhimit të brendshëm. Ky prodhim është cilësuar si më i ulëti që nga 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat