Xiaomi planifikon të prodhojë makina elektrike

Teknologji

Xiaomi planifikon të prodhojë makina elektrike

Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:29
Xiaomi

Kompania kineze e prodhimit të smartphonëve dhe pajisjeve të tjera teknologjike, Xiaomi, planifikon që të prodhojë automjete elektrike duke përdorur fabrikën e “Great Wall Motor Co Ltd”.

Lajmi është bërë i ditur nga Reuters, që e ka mësuar këtë informacion nga 3 persona të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejt me këtë çështje, por që kanë preferuar të mbeten anonimë.

Pas raportimit të këtij lajmi, aksionet në bursë të Xiaomi u rritën me më shumë se 9%. Xiaomi është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të telefonave të mençur, dhe aktualisht është në bisedime me “Great Wall Motor Co Ltd” për të bashkëpunuar në fushën e makinave elektrike.

“Great Wall” do të ofrojë konsulencë inxhinierike për të përshpejtuar sa më shumë projektin. Ndërsa Xiaomi synon që të kapë tregun masiv me prodhimin e automjeteve elektrike. Në javën e ardhshme pritet që dy kompanitë të shpallin partneritetin. Megjithatë, pas publikimit të këtij lajmi nga Reuters, asnjëra prej kompanive nuk pranoi të komentonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat