Punëtorët e kompanisë Apple së shpejti do të mund të vaksinohen në vendet e punës

Teknologji

Punëtorët e kompanisë Apple së shpejti do të mund të vaksinohen në vendet e punës

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Punëtorët e kompanisë Apple, së shpejti mund të mos kenë nevojë të udhëtojnë shumë larg për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas medieve të huaja, Apple po punon me Walgreens Boots Alliance për t’i vaksinuar punëtorët në vende e tyre të punës.

Për më tepër, po krijohet një faqe në internet për punëtorët në mënyrë që të caktojnë terminët për vaksinim. Vaksinimi do të jetë në mënyrë vullnetare për punëtorët e Apple.

Bloomberg më parë raportoi se gjiganti i teknologjisë ofron pushim të paguar për terminët e punëtorëve për vaksinim.

Kompania Apple është njëra prej kompanive që po ua lehtëson punëtorëve të saj të marrin vaksinën. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat