Apple tejkalon parashikimet, shënon rekord të të ardhurave

Teknologji

Apple tejkalon parashikimet, shënon rekord të të ardhurave

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Zyrtarët e lartë të gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, njoftuan për shifra rekorde të të ardhurave, të cilat ishin edhe më të larta se pritjet e analistëve.

Të hyrat shënuan rritje për 54 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe shkuan në gati 90 miliardë dollarë. Shitjet e kësaj kompani në Kinë u dyfishuan, shkruan The Guardian.

Shitjet e laptopëve Mac ishin për një të tretën më të larta sesa ishte parashikuar, ndërsa nga telefonat iPhone u siguruan shitje prej 48 miliardë dollarësh, rreth 6.5 miliardë dollarë më shumë sesa vlerësimet fillestare.

“Ky çerek viti i pasqyron mënyrat e qëndrueshme që produktet tona kanë ofruar për përdoruesit tanë në këtë moment në jetën e tyre si dhe optimizmin e klientëve që duket se e ndiejnë rreth ditëve më të mira që ndodhen para nesh”, tha përmes një deklarate shefi ekzekutiv i kompanisë “Apple”, Tim Cook.

Kompania e vazhdoi suksesin në fitim nga çereku i fundit i vitit të kaluar për të shënuar fitim prej hiç më pak se 23.6 miliardë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat