Twitter prezanton shërbimin e ri me pagesë

Teknologji

Twitter prezanton shërbimin e ri me pagesë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:00
Jane Manchun Wong

Kompania e medias sociale, Twitter, ka prezantuar shërbimin e saj të ri që do të jetë me pagesë. Tashmë “Twitter Blue” mund të shkarkohet kundrejt një pagese. Në SHBA përdoruesit do të kenë mundësi ta blejnë për 2.99 Dollarë, ndërsa në Britaninë e Madhe do të kushtojë 2.49 Paund.

“Twitter Blue” është një shërbim i ri brenda aplikacionit kryesor, por kompania deri tani nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. BBC raporton se kompania nuk pranoi të konfirmojë pretendimet në internet se shërbimi mund t’u lejojë përdoruesve të “zhbëjnë” cicërimat.

Më parë thuhej se po punonte për veçori të veçanta për pajtimtarët me pagesë, por për mediat ndërkombëtare zyrtarë të kompanisë kanë thënë se kjo lëvizje bëhet për të diversifikuar burimet e tyre të të ardhurave.

Edhe pse “Twitter Blue” mund të shkarkohet që tani në celular, ende nuk është aktivizuar plotësisht për përdoruesit.

Blogeri i teknologjisë Jane Manchun Wong, i cili pretendon të jetë përdoruesi i parë i këtij shërbimi të ri, ka treguar se “Twitter Blue” të lejon që të shkruash më gjatë.

Lidhur me këtë pretendim kompania ende nuk ka reaguar. Nga ana tjetër kompania ka deklaruar se po shikon mundësi të tjera për të rritur të ardhurat, për disa shërbime me pagesë që do të bëhen publike së shpejti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat