Hakerët sulmojnë McDonald’s, i merren të dhënat e kompanisë

Teknologji

Hakerët sulmojnë McDonald’s, i merren të dhënat e kompanisë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Mega zinxhiri i ushqimit të shpejtë, McDonald’s është kompania e fundit që ka pësuar vjedhje të të dhënaveprivate nga një palë e tretë, raporton The Wall Street Journal.

Ndryshe nga sulmet e tjera të fundit mbi CNA Financial dhe Colonial Pipeline, McDonald’s pretendon se nuk ka të bëjë me reket, por informacioni i dyqaneve në SH.B.A., së bashku me disa informacione të klientëve në Korenë e Jugut dhe Tajvanin u vodhën nga hakerët e ndryshëm.

Kompania zbuloi marrjen e paautorizuar të të dhënave të saj pasi punësoi konsulentë për të “hetuar aktivitetin e paautorizuar në një sistem të brendshëm të sigurisë”, thotë McDonald’s për Journal.

Në SH.B.A., të dhënat e marra përfshinin informacionin e kontaktit të biznesit për ekskluzivitet, kapacitetin e ulëseve të pikave të McDonald’s dhe pamjet e zonave të lojës.

McDonald’s theksoi se “asnjë informacion për pagesën e klientit nuk ishte i përmbajtur në këto dokumente në të cilat mendohet se kanë qasje hakerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat