Bie aplikacioni “Google” për disa përdorues të Android

Teknologji

Bie aplikacioni “Google” për disa përdorues të Android

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Përdoruesit e telefonave Android po ankohen se aplikacioni i Google vazhdimisht po bllokohet në telefonat e tyre.

Shumë prej tyre mjaft të frustruar, shqetësimet i kanë postuar në Twitter dhe Google i është përgjigjur disave me një sqarim.

Google në një postim të tillë në Tëitter iu përgjigj një përdoruesi: “Përshëndetje Maciej, na vjen keq që e di që po përjeton një problem me pajisjen tënde. E rëndësishme është që ne ta zgjidhim këtë, shkruan The Sun.

Raportet tregojnë se problemi i njëjtë po prek shumicën e telefonave Android duke përfshirë Samsung, Huawei, LG dhe Sony.

Disa përdorues kanë provuar të fshijnë aplikacionin Google por nuk e kanë arritur këtë.

Autoritetet përgjegjëse të kanë thënë se versioni 12.23.16.23.arm64 dhe 12.22.8.23 i aplikacionit Google duket se janë përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat