Amazon shkatërron miliona TV inteligjentë, dhe jo vetëm

Teknologji

Amazon shkatërron miliona TV inteligjentë, dhe jo vetëm

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 23:20
Ilustrim

Amazon shkatërron miliona artikuj të pashitur çdo vit, duke përfshirë TV inteligjentë dhe laptopë.

Një video e publikuar në mediat ndërkombëtare tregon shkallën mahnitëse të mbetjeve në një prej 24 qendrave të  shpërndarjes  në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Produktet që shpesh janë të reja dhe të papërdorura renditen në kuti të etiketuara ‘shkatërroni’, duke përfshirë dronë, tharëse flokësh, kufje dhe libra.

Një ish-punonjës, i cili kërkoi të mbetet anonim, pretendoi se stafi kishte një synim ‘për të shkatërruar përgjithësisht 130,000 sende në javë’.

“Në përgjithësi, 50 për qind e të gjitha sendeve janë të pahapura dhe ende janë në mbështjellëset e tyre. Gjysma tjetër janë kthime dhe në gjendje të mirë”.

Madje, një hetim i ITV zbuloi se qindra mijëra produkte që nuk u shitën kurrë, ose nuk u kthyen nga një klient, përfundojnë në një zone zonë shkatërrimi “çdo javë”.

Në një javë në Dunfermline, 123,000 artikuj u shënuan për shkatërrim, dhe në të njëjtën periudhë vetëm 28,000 për dhurime.

Një veprim i tillë nuk është parë i arsyeshëm pasi pothuajse të gjithë mund të ishin rishpërndarë në organizata bamirësie ose në nevojë.

Në vend të kësaj, ato hidhen në kosha, transportohen nga kamionët dhe hidhen në qendrat e riciklimit të mbeturinave.

Arsyeja e shkatërrimit ka të bëjë me mënyrën si punon Amazon. Shumë shitës me pakicë në të gjithë botën i ruajnë produktet e tyre në depot e Amazon, dhe sa më gjatë të qëndrojnë, aq më e lartë është kostoja. Në fund të fundit është më lirë të shkatërrosh.

Ajo që Amazon po bën nuk është e paligjshme dhe qeveria ka hedhur poshtë thirrjet për të ndërhyrë legalisht.

Organizata Greenpeace deklaron se kjo është një humbje e panevojshme dhe se kjo mënyrë e trajtimit të mallrave është tronditëse.

Amazon u përgjigj duke thënë se po punonte drejt qëllimit të saj, i cili nuk është shkatërrimi i mallrave në të ardhmen, dhe se përparësia është rishitja, dhurimi dhe riciklimi i produkteve të pashitura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat