Lanson “në heshtje” ekipi i Trump platformën e re të mediave sociale

Teknologji

Lanson “në heshtje” ekipi i Trump platformën e re të mediave sociale

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Ekipi i ish-presidentit Donald Trump “ka lansuar me qetësi” të enjten një platformë të re të mediave sociale, duke e konsideruar atë si “një alternativë ndaj faqeve të Big Tech”.

Por, siç shkruan Politico, debutimi menjëherë u gjend në konfuzion nëse ishte oferta e ish-presidentit e premtuar prej kohësh për t’u ofruar ndjekësve “strehën e tyre të mediave sociale” ose thjesht përpjekje tjetër për të ndërtuar një MAGA-alternativë ndaj platformave kryesore.

Faqja, e quajtur GETTR, reklamoi deklaratën e saj të misionit si “luftimi i kulturës së anulimit, promovimi i arsyes së shëndoshë, mbrojtja e fjalës së lirë, sfidimi i monopoleve të mediave sociale dhe krijimi i një tregu të vërtetë të ideve”.

Po sipas Politico, aplikacioni aktualisht është në formë beta dhe do të lansohet zyrtarisht më 4 korrik në orën 10:00.

Ndërkohë vë në pah mediumi në fjalë, ish-zëdhënësi i Trump, Jason Miller, po udhëheq platformën, gjë që konfirmoi ai përmes tekstit.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, edhe ish-zëdhënësi i fushatës së Trump, Tim Murtaugh është i përfshirë si këshilltar në aplikacion.

Sidoqoftë, përfshirja e Trump në projekt është e paqartë, nëse është apo jo i përfshirë apo edhe nëse do të krijojë një llogari në GETTR dhe do ta përdorë atë.

“… Ekziston një llogari e rezervuar për të dhe që e pret, por ky është një vendim që ai do ta marrë”, ka thënë një person i përfshirë me aplikacionin.

Ndryshe, ish-presidenti ka kërkuar mënyra alternative për t’u angazhuar me bazën e tij në internet pasi ishte larguar nga Twitter dhe ishte pezulluar nga Facebook.

Dhe përpjekja e tij e mëparshme për t’u angazhuar në internet – përmes fillimit të një blogu profesional – përfundoi shpejt mes talljeve të përhapura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat