iPad mini me një dizajn modern

Teknologji

iPad mini me një dizajn modern

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 16:54
iPad

Nëse keni pritur me padurim për një ridizajnim të iPad mini, mbase nuk do të prisni gjatë. Gazetari i Bloomberg Mark Gurman, shumë i saktë në parashikimet e tij të kaluara, raportoi se një ridizajnim i tabletit po vjen në Vjeshtë.

Ndërsa Gurman nuk shtoi detaje në lidhje me dizajnin, ai pretendon se Apple do të largojë butonin “home” dhe të kornizat e ekranit do të jenë shumë më të holla.

Është ridizajnimi më i madh që iPad mini do të pësojë që prej modelit të parë të mbërritur në 2012.

Përveç tabletit, Gurman tha se modeli 27-inç iMac do të ketë gjeneraëtn e re të procesorit Apple.

Pse Apple ka menduar në ridizajnim të iPad mini? Me shumë gjasa kompania e sheh si një mundësi për rivitalizuar shitjet pas pandemisë me një dizajn më modern. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat