Për mbi 1.5 milion dollarë shitet një kopje “e vulosur” e Super Mario 64

Teknologji

Për mbi 1.5 milion dollarë shitet një kopje “e vulosur” e Super Mario 64

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Një kopje “e vulosur” e video-lojës Super Mario 64 është shitur në ankand për mbi 1.5 milion dollarë, duke thyer rekorde.

Sipas mediave të huaja, kjo shitje ka thyer rekordin botëror për ankandin më të shtrenjtë të lojërave video, sipas Heritage Auctions me bazë në Dallas.

Super Mario 64 u lansua në vitin 1996 për lojën Nintendo 64, e cila ishte një hit i jashtëzakonshëm në mes të viteve ’90.

Rekordi i mëparshëm u mbajt nga “The Legend of Zelda”, kur një kopje e pahapur e lojës për Nintendo origjinale u shit për 870,000 dollarë të premten e kaluar.

Ndërkohë para rekordit të së premtes së kaluar për një kopje të “The Legend of Zelda”, rekordi botëror për lojën më të shtrenjtë video ishte për një kopje të pahapur të Super Mario Bros për sistemin origjinal të lojërave Nintendo.

Kjo kopje u shit për 660,000 dollarë pasi kishte qëndruar në një sirtar të harruar plotësisht që nga viti 1986.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat