Ubisoft ndryshon datën e nxjerrjes në shitje të video-lojës Rainbow Six Extraction

Teknologji

Ubisoft ndryshon datën e nxjerrjes në shitje të video-lojës Rainbow Six Extraction

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Ubisoft duhej të zbulonte dy lojëra të mëdha në muajin shtator, por kjo nuk do të ndodhë.

Ubisoft ka vendosur të shtyjë lojërat Rainbow Six Extraction dhe Riders Republic. Shitjet e lojës Rainbox Six duhet të fillonin më 16 shtator, por kjo nuk do të ndodhë deri më janar të vitit 2022.

Gjithashtu, ardhja e lojës Riders Republic është zhvendosur nga 2 shtatori më 28 tetor.

Në çdo rast, Rainbow Six Extraction është një lojë më e rëndësishme duke pasur parasysh popullaritetin e tërhequr nga titulli Rainbow Six Siege.

Ubisoft dëshiron më shumë kohë “për të ndryshuar mënyrën se si luajnë lojtarët dhe mendojnë për lojëra që përfshijnë bashkëpunim” dhe për t’u siguruar që loja ofron një “përvojë të mrekullueshme të lojërave”.

Sa i përket lojës Riders Republic, Ubisoft dëshiron të punojë më tej në “përmirësimet e përvojës” dhe të lejojë lojtarët të “hidhen para se të fillojnë të shesin dhe të japin mendimin e tyre”.

Ndryshe, Rainbow Six Extraction tashmë është vonuar disa herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat