Apple zbulon pajisjen për ata që ankohen se iu bie shpejt bateria e iPhone

Teknologji

Apple zbulon pajisjen për ata që ankohen se iu bie shpejt bateria e iPhone

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:52
MagSafe Battery

Apple ka lancuar këtë javë MagSafe Battery. Është pajisja që ngjitet në formë magnetike në pjesën e pasme të iPhonë-ve 12 mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max. Kjo pajsje nuk do të lejojë që bateria të bjerë shpejt, sidomos nëse niseni për udhëtime të gjata dhe nuk keni një prizë pranë, apo në plazh ku fotot e shumta e videot e çojnë baterinë në 0.

Bateria magnetike kushton 99 dollarë, ndërsa nuk dihet nëse do të prodhohet edhe për iPhone-t poshtë serive 12.

‌MagSafe Battery Pack ‌është në dispozicion në ngjyrë të bardhë, dhe është e mbuluar me një shtresë silikoni.

Aksesori ka një bateri prej 11.13Wh. Për krahasim, ‌iPhone 12‌ ka një bateri 10.78Wh dhe mesa duket nuk mjafton për një përdorues që qëndron për shumë orë në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat