Amazon mund të pranojë pagesa në Bitcoin

Teknologji

Amazon mund të pranojë pagesa në Bitcoin

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:36
Amazon

Gjiganti Amerikan i e-commerce Amazon është duke eksploruar mundësinë e ofrimit të pagesave në kriptomonedha për porositë dhe blerjet në platformë.

Një vend i ri pune i postuar nga Amazon për kriptomonedhat dhe teknologjinë blockchain ishte ajo çfarë ndezi spekulimet.

Menjëherë pas këtij lajmi, dhe se Tesla mund të pranojë përsëri pagesat në bitcoin, bënë që kriptomonedha më e madhe në botë të ngjitej në 40 mijë dollarë.

Kompani të tjera teknologjike si PayPal dhe Tesla kanë përshtatur axhendat e tyre me stuhinë e kriptomonedhave që po merr botën përpara.

Aplikacioni Venmo dhe i PayPal bën të mundur që përdoruesit të blejnë, shesin dhe mbajnë kriptomonedha. Tesla në fillim pranoi pagesat në bitcoin por më vonë vendosi ti ndërpriste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat