Instagram vjen me ndryshimin e shumëpritur për “Reels”

Teknologji

Instagram vjen me ndryshimin e shumëpritur për “Reels”

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 00:48
Instagram

Instagram ka zgjatur sekondazhin e”Reels” në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të krijojnë video më të gjata. Sipas njoftimit të kompanisë në “Twitter”, tani gjatësia maksimale e një videoje në “Reel” është 60 sekonda.

Versioni i mëparshëm lejonte video deri në 15 sekonda, më pas u rrit në 30.

Ndërkohë rivali i Instagram, Tik Tok i lejon përdoruesit të krijojnë video me gjatësi deri në 3 minuta.

Image

Një tjetër risi e Instagramit është mbrojtja ndaj përdoruesve adoleshentë nga mosha 16 vjeç ose më të vegjël, do të kenë një llogari private, pa mundur ta kthejnë në publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat