Ariana Grande po vjen me një seri koncertesh në Fortnite

Teknologji

Ariana Grande po vjen me një seri koncertesh në Fortnite

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Epic Games ka njoftuar se “ylli i madh” do të performojë në një seri koncertesh të ardhshme të quajtur Rift Tour në Fortnite.

Bëhet fjalë për këngëtaren amerikane, Ariana Grande, e cila do të bëhet ylli i ri i koncerteve në Fortnite. Seria prej pesë koncertesh fillon më 6 gusht dhe do të zgjasë deri më 8 gusht.

Epic rekomandon që përdoruesit të jenë gati për të luajtur 60 minuta para fillimit të ndonjërit prej pesë koncerteve, në mënyrë që ata të “futen” në listën e dëgjimit të Rift Tour 30 minuta para fillimit të vetë koncertit.

Ngjarjet në Fortnite kanë tërhequr shumë vëmendjen e përdoruesve.

Gjithashtu, Epic do të shesë lëkurë bazuar në karakterin e Ariane Grande si pjesë e Serisë së Ikonave, e cila gjithashtu përfshin disa të famshëm të tjerë si LeBron James.

Lëkura e këngëtarit të njohur do të jetë në dispozicion për shitje nga 4 gusht, kështu që përdoruesit do të jenë në gjendje të “shfaqen në koncert” të veshur si Ariana.

Koncertet e mëparshme në Fortnite kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme dhe janë parë nga miliona njerëz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat